“Ari i Zi”/ Sekuestrimi i mbi një milion litra naftë në Durrës, lihen në burg 3 nga 9 të arrestuarit

15/01/2025 18:09

Nga 9 të arrestuarit e policisë gjatë operacionit politcor të koduar “Ari i Zi” për goditjen e kontrabandës së naftës, Gjykata e Durrësit, me kërkesë të prokurorisë, la në masën arrest në burg dy kapitenët e huaj të anijeve Aya Zanoubya dhe Besart, përkatësisht Mohammed Sallit dhe Mohammed Kahlil.

Po ashtu edhe oficerin e parë të anijes AYA Zanoubya, Nedio  Mejdani, ndërsa caktoi masa shtrënguese më të buta për 6 anëtarët e tjerë të dy ekuipazheve. Për gjashtë të tjerët gjykata vendosi Ndalimin e daljes jashtë Shqipërisë dhe Detyrim paraqitjeje për sa kohë hetimet vazhdojnë.

Gjyqtarja e seancave Besjana Garxenaj për të dyja ekuipazhet e anijeve të bllokuara në portin MBM të Porto Romanos la në fuqi kërkesat e prokurores Eglantina Shehu. Ndërkaq mbrojtja e të arrestuarve deklaroi se nafta e gjetur në të dyja anijet ka qenë për nevojat e anijeve dhe jo për ta tregtuar kontrabandë.

Për anijen AYA Zanoubya, ku policia deklaroi se u sekuestruan 670 mijë litra nafte, prokuroria në seancë deklaroi se janë sekuestruar vetëm 200 mijë litra. Ndërsa tek anija Besart janë sekuestruar 400 mijë litra.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA