Letërkëmbimet e Kadaresë/ Ftesa që i bënte nobelisti Gunter Grass, si i përgjigjej shkrimtari në 1987

14/01/2025 12:32

Berlin, 10 gusht 1987, letër dërguar Kadaresë nga Günter Grass – I nderuar zoti Kadare, kemi kënaqësinë t’ju përcjellim ftesën për të qenë pjesë e “Takimit të Artistëve Europiane”, i cili do të mbahet në Amsterdam në 10-14 dhjetor 1987.

Kjo ftesë që nobelisti Günter Grass i drejtonte Ismail Kadaresë që në vitin ‘87, duke i shkruar në emër të Akademisë së Arteve në Berlin, në një takim me qëllim forcimin e lidhjeve mes Lindjes dhe Perëndimit tregon rolin e shkrimtarit mes artistëve të mëdhenj evropianë.

Dokumenti i rrallë është ekspozuar në shtëpinë muze të Kadaresë. Për herë të parë zbulohen dhe letërkëmbime me producentët dhe regjisorët francezë të filmit Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur apo komunikimet me përkthyes të ndryshëm për ta sjellë veprën e tij në gjermanisht, rumanisht, anglisht e madje arabisht.

“Janë dokumente të një rëndësie të veçantë historike, që tregojnë Kadarenë, që ndonëse jetonte në një vend të izoluar, ai komunikonte përmes letrave me Perëndimin. Kuptojmë këtu që Kadare ka qenë një zë shumë i rëndësishëm i mendimit evropian”, shprehet drejtoresha e “Shtëpive Botuese Kadare – Agolli”, Anisa Ymeri.

Ishte koha kur vepra e shkrimtarit po qarkullonte kudo në Evropë, por vetë Kadare nuk mund t’u përgjigjej pozitivisht ftesave. Përballë izolimit të vendit, ai u përgjigjej me diplomaci botuesve evropianë.

Tiranë, 2 qershor 1986, letra e Kadaresë drejtuar botuesit britanik – Ju falënderoj për ftesën tuaj për të qenë i pranishëm në Londër për publikimin e librit tim të parë. Kjo paraqet vështirësi, që lidhen me mungesën e marrëdhënieve diplomatike mes vendeve, ndaj mendoj se është e parealizueshme.

Në ekspozitë, gjenden dorëshkrime të kolosit të letrave. Mes shënimeve në blloqet e vogla, duke qartë edhe autocensura…

Kemi zgjedhur ta sjellim për të treguar përmes çfarë procesesh kalonte vepra e shkrimtarit, përpara se të shkonte në dorën e botuesit. Kemi që nga fletore të holla me viza ku fillon të shkruhet Emblema e Dikurshme. Aty ka dhe fillesa të shkrimeve psh. Eskili, ky humbës i madh”, shton Ymeri.

Foto ku si rrallë herë Kadare shfaqet i buzëqeshur, letra dhe dekorata, do të qëndrojnë të ekspozuara në shtëpinë muze përgjatë janarit, muajit të lindjes së shkrimtarit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA