Reshjet e dëborës në qarkun e Korçës, ja si paraqitet gjendja në akset kryesore
13/01/2025 09:39
Edhe qarku i Korçës është përfshirë nga reshjet e dendura të dëborës, ku trashësia varion nga 15 deri në 35 cm.
Sipas të dhënave akset nacionale janë te kalueshme normalisht. Të kalueshëm pa probleme janë edhe segmentet Korçë- Dardhë dhe Korçë -Voskopojë.
Sakaq për shkak të situatës së rënduar të motit autoritetet greke vijojnë të mos lejojnë kalimin në kufi të autobusëve dhe kamionëve.
Top Channel