Shqiptarët e Diasporës kanë nisur regjistrimin për të votuar në zgjedhjet e 11 majit, me KQZ-në që raportoi se deri më tani janë regjistruar 10 mijë qytetarë.
Gjithsesi, analisti Arjan Curri e sheh këtë si një problem më vete, pasi një pjesë e emigrantëve sipas tij, kanë ngecur në vitin që kanë ikur dhe se ata nuk kanë një afeksion ndaj partive të tjera veç PS-së dhe PD-së.
Në analizën e tij në Top Story, Curri shton gjithashtu se 200 mijë vota janë shumë pak, duke parë diferencën mes të majtës dhe të djathtës.
“Shqiptarët ishin gati të votonin për njerëz që i kanë detyruar të ikin. Emigrantët ngecin në vitin që emigrojnë. Nga bisedat dhe emancipimi i tyre e sheh se ku kanë ngecur.
Me ata që kam takuar unë i ka ngecur ora atëherë kur kanë iku. Në gjysmën e tyre shqiptare, ata kanë ngelur fiks në vitin që kanë emigruar. Duhet të kishin një kontakt më të drejtpërdrejtë me vendin.
Në lokalet e shqiptarëve bëhet e njëjta politikë që bëhej këtu përpara disa vitesh. Për mua është pak 100-200 mijë votues. Me diferencën që ka e majta me të djathtën, 200 mijë janë pak.
Të gjithë janë me mendje të mbledhur. Nga ata që pashë në emigracion, nuk janë me elektoral gri. Ata ishin ose 100% me Ramën ose 100% me Berishën. Nuk kishin asnjë afeksion ndaj partive të reja.
Shumica e tyre mbështesnin të afërmit e tyre që kanë të punësuar në Shqipëri. Uroj të jem i gabuar për të gjitha. Ata, duke mbështetur të afërmit e tyre, janë më të sigurt për votën që do të japin.
Sot, kosto e një vote të Diasporës është shumë herë më e lirë. Sot mjafton të vejë Nallbati ose Balla, shkojnë atje i takojnë dhe kosto është shumë më e lirë. Sallat kanë një lloj vullnetarizmi. Partitë paguajnë shumë më pak lekë sot. Kushtet e të votuarit janë ende shumë të paqarta”, tha Curri.
Top Channel