Është arrestuar në flagrancë një 48-vjeçar në Tiranë, i cili kontrabandonte steka cigaresh pa pullë fiskale.
Sipas njoftimit të policisë së Tiranës, ka nisur procedimi penalisht 70-vjeçari, i cili kishte blerë disa steka cigaresh, pa faturën përkatëse, tek 48-vjeçari.
Në vijim të veprimeve për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasi K. A., 48 vjeç, banues në Tiranë, si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi R.C, 70 vjeç, për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
Në rrugën “Isuf Elezi”, policia ka ndaluar shtetasin R.C. dhe gjatë kontrollit fizik, i kanë gjetur disa paketa me cigare, pa pullë fiskale, të cilat ja kishte blerë shtetasit K.A.
Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit K.A, shërbimet e Policisë gjetën 88 steka cigaresh, pa pullë fiskale, të dyshuar të kontrabanduara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel