U qëllua me mbi 50 plumba/ Zbardhet dëshmia e Kevin Hajrullës: Jam i traumatizuar, nuk e mbaj mend momentin dhe personat

11/01/2025 20:24

Në gjendje të traumatizuar dhe paniku Kevin Hajrulla i cili u plagos nga një breshër plumbash, është  marrë në pyetje nga blutë e Vlorës në ambientet e spitalit në Tiranë ku vijon të qëndrojnë nën kujdesin e mjekëve.

Kevin Hajrulla 30 vjeç, nuk e ka ndihmuar aspak grupin hetimor në dëshminë që ka dhënë përpara tyre.

“Nuk kam konflikt me asnjë”, mësohet të ketë thënë Hajrulla, “dhe nuk e di se çfarë mund të ketë ndodhur”.

“Jam kushëri me Inezin por jam takuar rrallë me të”.

I pyetur për momentin e atentatit Kevin Hajrulla kujton pak ngjarjen, por jo plotësisht.

Deri tani Hajrulla ka bërë 3 ndërhyrje në trup duke hequr gjithë predhat por, do t’i nënshtrohet edhe ndërhyrjeve të tjera sipas bluzave të bardha.

Ndërkohë burime të grupit hetimor bëjnë me dije se hetimet kanë avancuar nëpërmjet kqyrjes së kamerave të sigurisë, por deri tani ende nuk dihen autorët.

Sipas informacioneve, në moment që Hajrulla pyetej për momentin e atentatit kalonte në gjendje paniku.

“Jam traumatizuar dhe s’mbaj mend momentin, as persona s’kam parë gjë”, është shprehur ai.

Kevin Hajrulla u plagos rëndë në datë 18 Dhjetor në lagjen “24 maji”, ndërsa ishte  duke lëvizur me automjetin e tij Benz Mercedez. Ndaj tij u qëllua me mbi 50 plumba ndërsa u plagos edhe një person tjetër  rastësisht në vendngjarje.

Hajrulla është duke marrë mjekim në Tiranë pas plagëve të shumta të marra në pjesë të ndryshme të trupit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA