Detajet/ Konflikti i hershëm degradoi në përdorimin e armës së zjarrit, si ndodhi vrasja në Memaliaj, vëllai i autorit i plagosur me 4 plumba
Një ngjarje e rëndë është shënuar në qytetin e Këlcyrës, ku një 62-vjeçar është gjetur pa shenja jete në lumin Vjosa.
Uniformat blu njoftuan se trupi i pajetë i shtetasit G. L., banues në Këlcyrë, është zbuluar ditën e djeshme.
Sipas të dhënave paraprake nga hetimet, dyshohet se viktima është rrëzuar aksidentalisht dhe ka rënë në lumë, çka ka sjellë humbjen e jetës së tij.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Këlcyrë referuan materialet në Prokurori, pasi dje, është gjetur pa shenja jete, në lumin Vjosa, shtetasi G. L., 62 vjeç, banues në Këlcyrë. Nga veprimet e para hetimore dyshuar se ky shtetas është rrëzuar aksidentalisht, ka rënë në lumë dhe për pasojë ka humbur jetën”, njoftoi sot policia.
Top Channel