Kanadaja përgatitet për “luftë” me Trumpin! Gati kundërtarifat ndaj mallrave amerikane

11/01/2025 13:17

Kanadaja po përgatitet të hakmerret me një listë te gjatë tarifash dërrmuese mbi mallrat amerikane nëse Presidenti i zgjedhur Donald Trump ndjek planet e tij për t`i shtuar me 25% taksat mbi artikujt e importuar kanadezë, pohuan për CNN persona që kanë njohuri mbi çështjen.

Përgatitjet e Otavës tregojnë se si rritja e tarifave mund të nisë një luftë të ashpër tregtare, e cila në fund kërcënon të rrisë çmimet për një numër mallrash të konsumit në mbarë botën.Zyrtarët kanadezë po punojnë për një listë me dhjetëra produkte amerikane që Shtetet e Bashkuara eksportojnë në Kanada, duke synuar sidomos artikuj që mund të përcjellin një mesazh politik dhe të shkaktojnë një dëm të konsiderueshëm ekonomik, thanë dy burime.

Të përfshira në listën e artikujve të konsideruar për tarifa janë produkte të qeramikës, ato të çelikut, mobiljet, disa pije alkoolike si uiski Bourbon dhe Jack Daniels, lëngu i portokallit dhe ushqimi për kafshët shtëpiake. Eksportet amerikane të energjisë janë gjithashtu pjesë e listë dhe– si mjeti i fundit – Kanadaja mund të vendosë një taksë për produktet energjetike që eksporton në Shtetet e Bashkuara. Burimet paralajmëruan se asgjë nuk është vendosur ende përfundimisht dhe lista mund të ndryshojë. “Unë mendoj se duhet të jemi gati,” tha Melanie Joly, ministrja e jashtme e Kanadasë, gjatë një bisede me gazetarët në Otava  ndërsa ajo po shkonte në një takim të kabinetit për të diskutuar listën e tarifave hakmarrëse.

“Unë mendoj se kur Presidenti Trump flet, ne dëgjojmë dhe duhet ta marrim atë shumë seriozisht,” tha Joly, duke shtuar se ishte e rëndësishme që presidenti i zgjedhur dhe njerëzit që e këshillojnë atë të dinë se do të kishte pasoja nëse ai vendos tarifa. mbi produktet kanadeze dhe të mbajë parasysh se edhe Kanadaja ka mekanizmat e saj të përgjigjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA