Porositi vrasjen e të ‘fortit’ të Vlorës, dënohet Leonard Luzi dhe dy bashkëpunëtorët! 47-vjeçari kërcënon në sallë të penduarin e drejtësisë

10/01/2025 13:43

Gjykata dënoi me dy vite e nëntë muaj burg të penduarin Amarildo Nikollin i cili në rrëfimin e tij tregoi se Leonard Luzi e kishte kontaktuar për të vrare Inez Hajrullën dhe Ervis Matodashaj.

Leonard Luzi u dënua me shtatë vjet e katër muaj burgim , për te cilin bashkëpunëtori i drejtësisë thotë se e njohu në një burg në Itali dhe se i kishte premtuar 250mijë euro për vrasjen e secilit. Për të kryer eliminimet tha gjatë pretencës prokurorja e çështjes Doloreza Musabelliu Amarildo Nikolli Xhejno  do të ndihmohej nga Erio Zejno dhe Muharrem Koroveshi . Ky i fundit i dënua me gjashtë vjet e tetë muaj burgim. SPAK tha gjatë pretencës se financuesi i dy ngjarjeve ishte nga Vlora dhe qëndronte në Dubai dhe se porosia ishte dhënë me qellim të merreshin nën kontroll lojërat e fatit në qytet.

SPAK thotë se pavarësisht se të dyshuarit kanë folur me nofka ku shënjestrat cilësoheshin si qorri dhe sakati, ata janë identifikuat si Ervis Matodashi dhe Ines Hajrulla. Ndërkohë qe dy bashkëpunëtorët janë prezantuar si biondi që është Erio Zejno dhe fshatari që është Muharrem Koroveshi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA