Venezuela pritet të ‘zhytet’ në thellë në diktaturë, pasi Nicolas Maduro do të zgjasë sundimin e tij 12-vjeçar, pavarësisht dyshimeve se vodhi zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar.
“The Guardian” shkruan se zgjedhjet u fiturn nga Edmundo Gonzalez, i cili u largua për t’i shpëtuar ndonjë atentati të mundshëm. Megjithatë ai është zotuar se do të rikthehet në Venezuelë për të sfiduar inaugurimin e planifikuar të Maduros të premten.
Ministri i brendshëm venezuelas, Diosdado Cabello paralajëmroi Gonzalesin se do të arrestohet në rast se kthehet në Venezuelë. “Eja, të presim”, provokon ministri Cabello.
Vëzhguesit thonë se inaugurimi i pritshëm i Maduros, të cilin liderët e shumicës së qeverive demokratike do ta bojkotojnë, përfaqëson një moment historik në rënien e ngadaltë të një prej demokracive më të mëdha të Amerikës së Jugut.
“Duke vjedhur zgjedhjet e vitit 2024, të cilat votimet e publikuara nga opozita tregojnë se Maduro humbi. Administrata e Maduro u shndërrua nga një autoritarizëm elektoral”në të qenit një regjim autoritar i mbyllur, hegjemonist. Ai është një diktator brutal që burgos njerëzit që mendojnë ndryshe dhe që e kundërshtojnë atë. Ai është një diktator që mbikëqyri kolapsin më të madh ekonomik në historinë moderne të Amerikës Latine dhe është përgjegjës për eksodin më të madh të emigrantëve në historinë e hemisferës”, shprehet akademisti John Polga-Hecimovich.
Në prag të ceremonisë të së premtes në Karakas, aktivistët akuzuan agjentët e Maduros për rrëmbimin e më shumë se një duzinë figurave të lidhura me opozitën, duke përfshirë dhëndrin e González, Rafael Tudares, aktivistin e të drejtave të njeriut Carlos Correa dhe një politikan të njohur opozitar të quajtur Enrique Márquez. “Një gjueti shtrigash në shkallë të plotë është në lëvizje,” shkroi në Tëitter Ivan Briscoe, një ekspert i Amerikës Latine nga Crisis Group.
“Por në fund të ditës Maduro ka gjasa të mbetet në pushtet. Unë nuk dua të jem një zë pesimizmi, por është e vështirë të mos e mendosh këtë,” përfundoi Polga-Hecimovich.
Top Channel