Problemet me pronat/ Shtyhet deri në dhjetor 2027 shqyrtimi i dosjeve, afati i kompensimit deri në vitin 2028

09/01/2025 13:12

Shqyrtimi i dosjeve për kompensimin e ish pronarëve është shtyrë deri në dhjetor të vitit 2027.

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja tha se ky vendim u mor pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave.

Sipas tij, afati i kompensimit të pronave do të jetë deri më dhjetor të vitit 2028.

Manja: Kemi dy lajme të mira për ish pronarët, ka dy ndryshime për shtyrjen e fatit. Ndryshojmë ligjin 133 2015 duke e çuar afatin për shqyrtimin deri në dhjetor 2027, ndërsa afati i kompensimit deri në dhjetor 2028.

 

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA