Përpjekjet e Trump për të shtyrë dënimin e tij, Gjykata amerikane e Apelit me “dorë të hekurt”: E kundërshtojmë

09/01/2025 16:52

Gjykata e Apelit e Nju Jorkut hodhi poshtë kërkesën e Donald Trump për të shtyrë dënimin e tij për 34 akuza.

Kjo kërkesa ka ardhur një ditë përpara se gjyqtari Juan Merchan të vendosë dënimin ndaj presidentit të zgjedhur.

Avokatët e Trump u njoftuan të enjten në mëngjes se gjyqtarja Jenny Rivera e refuzoi kërkesën e Trump, sipas një letre nga Gjykata e Apelit.

Presidenti i sapozgjedhur ka kërkuar gjithashtu nga Gjykata e Lartë të bllokojë dënimin e tij.

Merchan i ka dhënë sinjalet për këtë refuzim në fillim të këtij muaji, teksa Trump pritet të rimarrë Shtëpinë e Bardhë në më pak se dy javë.

Prokurori i qarkut të Manhatanit, Alvin Bragg, u tha gjykatësve se Gjykata e Lartë (Apelit) nuk ka juridiksion për të marrë në konsideratë kërkesën urgjente të Trump, sepse apelimet e tij nuk janë realizuar plotësisht në gjykatat e New Yorkut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA