Bonusi i pranverës për mbi 730 mijë pensionistë u miratua sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.
Blendi Gonxhja, Ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dha detaje në lidhje me bonusin që pritet të marrin pensionistët.
Të moshuarit me pension deri 20 mijë lekë do të përfitojnë 10 mijë lekë, kurse ata me mbi 20 mijë lekë do të përfitojnë bonusin 5 mijë lekë.
Bonusin prej 10 mijë lekësh e marrin 524 mijë pensionistë, teksa më herët kryeministri Edi Rama njoftoi që paratë do shpërndahen në muajin shkurt, e jo në pranverë siç ishte lajmëruar.
Gonxhe: Sot në mbledhjen e këshillit të ministrave miratuam edhe bonusin e pranverës për mbi 730 mijë pensionistë. Do të shpërndahet 10 mijë lekë për të gjithë pensionistët që përfitojnë pension më të ulët se 20 mijë lekë në muaj dhe bonusi do të jetë 5 mijë lekë për ata që përfitojnë pension më të lartë se 20 mijë lekë në muaj.
Top Channel