“Ata ndërhynë deri tek ministri i Drejtësisë i asaj kohe për të më liruar nga burgu”. Me këtë fjali ku nuk u përmend se cili ishte funksionari konkret, i penduari Nuredin Dumani implikoi më tepër Festim dhe Petrit Qolin, të cilët i kishte pasur po aq miq sa edhe bashkëpunëtorë në ngjarje.
Biznesi i dy të akuzuarve që gjendet në Durrës u përshkrua nga i penduari si komisariati numër dy policisë lokale.
Mbasi siç kujtoi me detaje Nuredin Dumani “çështjet e tyre i dinin të gjithë sepse ata kishin ndikim tek policia, shefat e komisariatit dhe drejtori, prokurorët e gjyqtarët”.
Ajo për të cilën po flet bashkëpunëtori i drejtësisë janë dy vrasje, ajo e Ervis Dedës dhe më pas nënës së tij, Fatmirës, e cila në kërkim të vrasësve të të birit, u masakrua nga Talo Ccela.
Krisja e aleancës me Talon nisi mbas vrasjes së Andi Zylyfit, për të cilin Dumanit i kishin kërkuar një automjet. Por kur ekzekutimi ishte realizuar, ai thotë se kuptoi që e kishin përdorur mbasi policia kishte kryer kontrolle.
Për vrasjen e Sokol Sanxhaktarit, i penduari tha se i ishin premtuar 200 mijë euro nga Franc Ccapja, mbasi ndaj tyre ishte kryer atentat me urdhër të Suel Ccelës që kishte future në lojë Sanxhaktarin
Rrëfimi i të penduarit Nuredin Dumani po ndodh me dyer të mbyllura sipas urdhrit të Gjykatës së Posaçme.
Dumani, rrëfimi i të cilit ngriti akuza ndaj 20 personave, është i arrestuar prej 2022, kohë në të cilën ai pranoi të flasë duke aksionin e SPAK të koduar “Plumbi i Artë”.
Top Channel