Agresion i rus, Zelensky: Koreja e Veriut ka humbur 4000 trupa në luftën ndaj Ukrainës

09/01/2025 13:47

Shkon në 4000 numri i ushtarëve të vrarë të Koresë së Veriut në luftën e Rusisë kundër Ukrainës, pretendon presidenti Volodymyr Zelenksy.

Në hapjen e takimit të 25-të të Grupit të Kontaktit për çështjet e mbrojtjes së Ukrainës në bazën Ramstein të Gjermanisë, presidenti i Ukrainës tha gjithashtu se ardhja e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë hap një “kapitull të ri” për evropianët. Më tej ai shtoi se duhet të ketë më shumë bashkëpunim mes palëve.

“Është e qartë se një kapitull i ri po hapet për Evropën dhe të gjithë botën, një kohë kur ne duhet të punojmë së bashku edhe më shumë, të mbështetemi edhe më shumë tek njëri-tjetri dhe të arrijmë rezultate edhe më të rëndësishme”, tha Zelensky.

Ndër të tjera ai theksoi se vendosja e forcave ushtarake perëndimore në Ukrainë do të kontribuojë në “shtyrjen e Rusisë drejt paqes”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA