Qarkullimi i makinave me grafik, Balluku: Athina e aplikon prej 35 vitesh, ka reduktuar lëvizjen me 50%

08/01/2025 13:14

Zv. Kryeministrja Belinda Balluku tha se lëvizja e makinave me grafik është praktikë e ndjekur nga vende evropiane.

Ajo përmendi Athinën, e cila e aplikon prej 35 vitesh dhe ka dhënë efekt pozitiv duke reduktuar trafikun me 50 për qind.

Balluku: Është një plan për klimën që e kemi në fuqi që prej viti 2021, jo e kemi vetëm në fuqi, por edhe e kemi aplikuar. Gjatë muajit gusht ne krijuam fasha orare për mjetet e tonazhit të rëndë nga fundjava duke nisur nga e  premtja deri të hënën në mëngjes. E kemi hedhur për konsultim duke shtuar disa elementë të tjerë lidhur me kërkesat e BE për klimën dhe karbonizimin.

Praktikë e ndjekur nga kryeqytetet evropiane, Athina prej 35 vitesh ka qarkullim të makinave sipas numrave të targave duke e ulur lëvizjen e automjeteve me 50%, një ditë ata me targa çift, një ditë ata me targa tek. Nuk ka ligj që do të detyrojnë drejtuesit, është plan kombëtar për klimën dhe energjinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA