“Jemi në kundërtendencë me rajonin dhe kontinentin”, Rama për uljen e çmimit të energjisë: Synimi, kthimi në eksportues neto brenda mandatit të katërt

08/01/2025 15:43

Kryeministri Edi Rama e quajti uljen e parë në historinë e 35 viteve të çmimit të energjisë elektrike, vendimin e kësaj të mërkure nga Bordi i Entit Rregullator të Energjisë.

Shqipëria ul çmimin e energjisë në një kohë kur Rajoni dhe Evropa e ka rritur, theksoi kreu i qeverisë.

Sipas Ramës, tashmë synimi i qeverisë është kthimi i vendit në eksportues neto brenda mandatit të katërt.

Rama: Ulja e parë në historinë e 35 viteve të çmimit të energjisë elektrike, ky është një fakt i cili tregon se në çfarë humnere jemi ngjitur në këtë pikë, ulja e çmimit është në kundër tendencë të plotë me rajonin dhe kontinentin ku jetojmë ku çmimi i energjisë jo vetëm është rritur por kërcënuar nga rritje të tjera, kjo masë është një masë më shumë se sa e mirëmenduar, e diskutuar gjerë në të gjithë nivelet me ekspertizën e brendshme dhe ndërkombëtare, e bazuar në projeksionet e planit tonë strategjik dhe kthimin në eksportues neto brenda mandatit të katërt.

Duke pasur parasysh parimin e shpallur botërisht të qeverisë për të ndarë me qytetarët frytet e reformave të dhimbshme, e përpjekjeve të mundimshme në këto vite dhe të një rritjeje ekonomike që për 2025 e parashohim në harkun e 4% që është një shifër shumë domethënëse.

Histori 10 vjeçare përpjekjesh, kini parasysh disa fakte. Fakte qe nuk dalin zakonisht në ekran dhe portal se janë më shumë të interesuar për spektaklin e gjysmë të vërtetave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA