Sot merret në pyetje nga prokurorët e posaçëm, Meta: Jam akoma në qelinë Nr.5, i gatshëm për të shkuar në SPAK

07/01/2025 10:37

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, u lajmërua se ai ndodhet ende në qelinë nr.5 dhe se është i gatshëm të shkojë në SPAK.

Ish-presidenti Ilir Meta do të pyetet sot nga prokurorët e posaçëm të SPAK.

“Rreth 15 minuta më parë mediat e regjimit mashtruan duke pretenduar se unë kam hyrë në ambientet e SPAK. Nuk është e vërtetë.

Unë akoma jam në qelinë Nr.5, i gatshëm që në ora 10:00 për të shkuar në SPAK edhe pse lajmërimin e kam marrë nga mediat e regjimit dhe jo sipas procedurave ligjore.

Mezi po pres të takohem me “kolegët” e megahajdutëve të regjimit më të korruptuar në kontinent dhe pas seancës reciproke të pyetjeve në SPAK, jam i hapur t’u përgjigjem pyetjeve të gazetarëve”, ka shkruar Meta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA