Banori i “Big Brother VIP 4”, Gramosi, ka bërë një rrëfim prekës në lidhje me jetën e tij personale.
Ai është shprehur se punonte 16 orë në ditë, për të plotësuar kërkesat e familjarëve të tij. Si babai i një djali, ai foli gjatë gjithë kohës për vogëlushin, për të cilin e ka marrë malli.
“Bëja dy punë, punoja 16 orë, operator dhe taksist. E di që edhe bashkëshortja e ka pasur problem. Djalin e çoj shumë në çerdhe edhe nisi të sëmurej, e më pas vendosëm të qëndronte bashkëshortja në shtëpi për të mbajtur djalin. Ne nuk jemi një familje e pasur, as mami nuk punon. Vetëm babai…”, tha Gramosi në lot.
Më pas ai u surprizua në “Big Brother VIP” nga partnerja shtatzënë, e cila i foli për djalin, Fronin, dhe familjarët.
Ndërkohë aty Gramosi ka mësuar gjininë e bebit, e cila është vajzë, ashtu siç ai donte të ishte.
Top Channel