Një video prej 10 sekondash në rrjetin social X që ka publikuar Gazeta e Redaktorëve ka shkaktuar reagime të mëdha në opinion publik të Greqisë.
Në video duket një fëmijë rreth dhjetë vjeç, i cili siç thuhet i përket pakicave të minoritetit në Komotini.
I përkulur në një cep, duke u ngacmuar nga ekstremistët e djathtë, të cilët i bërtasin duke e detyruar të thotë “Rroftë Kasidiaris”, emri i numrit dy të Agimit të Artë që ndodhet në burg.
Fëmija nga frika detyrohet dhe thotë atë që i kërkohet, më pas ekstremistët e djathtë që e ngacmojnë, shpërthejnë duke qeshur dhe i bërtasin të ikë.
Sipas shkrimit të gazetës në fjalë video është publikuar rreth dy muaj më parë si një story në Instagram nga profili “Nacionalistët e Komotinit”, ndërsa veprimi i turpshëm që shkakton neveri i ekstremistëve nuk dihet se kur ka ndodhur.
Zyrat e Agimit të Artë në këtë zonë ku ka një pakicë myslimane mund të jenë mbyllur në 2019 pas plot 7 vitesh funksionimi, por ende ka elementë të ekstremit të djathtë.
Pesë vjet pas gjyqit dhe dënimit të A.A. si një organizatë kriminale, e cila solli dobësimin e grupeve neonaziste në të gjithë vendin, këto të fundit duket se janë angazhuar në një përpjekje për të rindërtuar frontin e ekstremit të djathtë, duke krijuar bërthama fashiste kryesisht në periferitë e vendit.
Në Greqinë veriut përveç Selanikut, ku ka sulme të shpeshta fashiste, shumica e të cilave bëhen publike, po të shkosh më në veri, veçanërisht pranë kufijve të Evros, në qytete që, për shkak të vendndodhjes së tyre të veçantë, kanë qenë gjithmonë terren më pjellor për zhvillimin e ideologjive të ekstremit të djathtë, si Komotini dhe Aleksandropolis do të shohësh përpjekjet për të rindërtuar këtë front në praktikë -thekson gazeta.
Madje kohët e fundit një grup adoleshentësh që qarkullojnë rrugëve të qytetit dhe me logjikën e huliganëve grisnin postera të aktivistëve të majtë apo të anarkistëve duke I postuar këto veprime në rrjetet sociale, duket se po përpiqen të fitojnë një strukturë organizative duke krijuar “Rininë Nacionaliste të Aleksandropolit”.
Βίντεο που δείχνει ένα παιδί ούτε δέκα χρονών να εκφοβίζεται από ακροδεξιούς στην Κομοτηνή, οι οποίοι του φωνάζουν να πει «Ζητω ο Κασιδιάρης» προκειμένου να το αφήσουν ήσυχο, προκαλεί ντροπή και αποτροπιασμό
[ Της Δανάης Κισκήρα Μπαρτσώκα ]https://t.co/N8IHDRoZeI pic.twitter.com/8YUMgdonUk— EFSYN (@EFSYNTAKTON) January 6, 2025
Top Channel