“Merren me një plakë”, nëna e Monika Kryemadhit paraqitet në SPAK: Më kanë futur nën hetim për shtëpinë time

06/01/2025 11:52

Nëna e Monika Kryemadhit, Fatime Kryemadhi është paraqitur në SPAK këtë të hënë.

Ajo kaloi pragun e SPAK pas deputetes, ndërsa u shpreh se prokurorët e posaçëm e kanë futur nën hetim për shtëpinë e saj.

“Nuk merren me ato që shesin copat e shtetit e të popullit, por merren me një plakë. Më kanë futur persona nën hetim për shtëpinë time”, tha Kryemadhi.

Deputetja deklaroi për mediat më parë se nuk do të japë më deklarata për prokurorët e SPAK, por vetëm në seancat gjyqësore, ndërsa tha se do të njihet me fashikujt e dosjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA