“Djalin ia morën me polici”, u takua me të birin pas 15 vitesh, Ilirjani: Ribashkim mbi gjemba! Parashqevia u ngrit në këmbë, Luke…

07/01/2025 10:03

Detaje rrëqethëse ka rrëfyer në Top Story Elton Ilirjani për takimin mes Parashqevi Simakut dhe djalit të saj Luke.

Ai tregoi momentin kur ata të dy u takuan në hotelin ku qëndronte diva e muzikës, ndërsa tregoi edhe se djali ishte i trembur.

Ai tha se divorci mes saj dhe Robert ka qenë një pjesë shumë e vështirë dhe se djalin e ka marrë me polici i ati, pas vendimit të gjykatës.

“Në fillim kishte frikë të hiqte mbulimin e fytyrës dhe i thash që është e pamundur ta takosh me fytyrë të mbuluar se ajo nuk do të të njohë dhe mu desh një orë ta bind.

Ndoshta mbante mend dhe dramat dhe përplasjet kanë pasur kur ishte 5 vjeç sepse Roberti më tha që e kishte marrë me polici sepse nuk ishte as me nënë as me babanë, por në një vend tjetër. Djali ka qenë më vetë në momentin deri sa është marrë vendimi i gjykatës. Është hera e parë ndoshta shumë e rrallë që një gjyqtare grua t’i heqë të drejtën nënës për fëmijën. Kam informacione të trishta se përse është marrë ky vendim. Do doja të konsultohesha me të dhe institucione të tjera për t’i ndarë.

Djali ishte i traumatizuar dhe më kërkoi që asnjë video dhe foto nuk do merrte imazhin e fytyrës së tij madje as në profil. Ai nuk donte që të ishte i famshëm.

Takimi ishte në fillim mbi gjemba, kishte emocion shumë. Parashqevia u ngrit në këmbë, ajo e kontrollon veten, është një grua e fortë dhe nuk qan kollaj, por ajo pati një emocion. Ndoshta nuk pati një emocion tipike shqiptare, por ajo është një nënë artiste, atipike, unë nuk prisja që të reagonte ndryshe, madje u surprizova që ajo i tha ‘shpirt i nënës’ dhe ai që i vuri kokën…”, rrëfeu ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA