Humbi në gadishullin e Karaburunit, gjendet pas shumë orë kërkimesh turistja austriake

04/01/2025 15:15

Pas shume orë kërkimesh e humbur në gadishullin e Karaburunit gjendet nga forcat e Policisë se Vlorës dhe specialistë të ADZM turistja Austriake.

Ajo është gjetur midis gjirit të Gramës dhe gjirit të Anglezit në gjendje të mirë shëndetësore.

Top Channel mëson se aktualisht turistja po shoqërohet me gomonen e polices drejt Vlorës.

Njoftimi:

Shërbimet e Policisë Kufitare Dhërmi, në bashkëpunim me Forcën Delta, Administratën Rajonale të Zonave të Mbrojtura Vlorë dhe Policinë e Orikumit, i erdhën në ndihmë një turisteje nga Austria, e cila kishte humbur rrugën gjatë eksplorimit në 📍gadishullin e Karaburunit dhe nuk mund të kthehej pas.

Mëngjesin e ditës së sotme, shërbimet e Policisë Kufitare Dhërmi morën njoftim nga një operator turistik se një turiste e huaj kishte humbur rrugën në një zonë të pyllëzuar në Karaburun dhe kërkonte ndihmë. Menjëherë u krijua një grup pune nga shërbimet e Policisë Kufitare Dhërmi dhe Forca Delta, në bashkëpunim me specialistin e Administratës Rajonale të Zonave të Mbrojtura Vlorë dhe Stacionin e Policisë Orikum, për të nisur kërkimet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA