Një 32-vjeçar dyshohet se mashtroi dy vëllezër në Shkodër. Pasi u vodhi celularin, ai u kërkoi para për t’ia kthyer, por ‘nuk e mbajti premtimin’.

Sipas policisë, shtetasi me iniciale Z.L. në lagjen “Qemal Stafa” dyshohet se nën kërcënimin e armës, i ka marrë një celular 24-vjeçarit me iniciale E. M., i cili ishte së bashku me vëllanë e tij.

Më pas, 32-vjeçari, u ka kërkuar 20.000 lekë për kthimin e celularit, lekë të cilat i ka marrë por nuk e ka kthyer celularin.

Efektivët kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale shumën e parave dhe celularin që ky shtetas i mori dy vëllezërve. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA