Hamasi konfirmon: Bisedimet për marrëveshjen e Gazës do të rifillojnë të premten

03/01/2025 22:00

Një delegacion izraelit pritet të mbërrijë në Katar mbrëmjen e kësaj të premteje për të vazhduar negociatat për një marrëveshje pengjeje dhe armëpushimi në Gaza.

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu pritet të mbajë një takim të premten për të diskutuar “mandatin e delegacionit”, konfirmoi zëdhënësi i tij.

Përfaqësues të nivelit profesional nga Agjencia e Sigurisë së Izraelit (ISA), Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) dhe agjencia e inteligjencës së huaj izraelite, e njohur si Mossad, do të udhëtojnë në kryeqytetin e Katarit, Doha për bisedimet, tha zyra e Netanyahut në një deklaratë.

Hamasi ka thënë gjithashtu se negociatat indirekte do të rifillojnë në Doha, Katar, duke theksuar “seriozitetin” për të arritur një marrëveshje.

Hamasi “konfirmon, si çdo herë, seriozitetin, pozitivitetin dhe përpjekjen e tij për të arritur një marrëveshje sa më parë që të arrijë aspiratat dhe qëllimet e popullit tonë të palëkundur dhe të durueshëm”, tha grupi militant në një deklaratë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA