Kampet në Gjadër, “fiton” Meloni! Gjykata e Kasacionit i jep të drejtë kryeministres italiane: Vendet e sigurta i përcakton qeveria

31/12/2024 07:24

Giorgia Meloni dhe kabineti i saj kanë marrë një fitore të rëndësishme sa i përket çështjes së emigrantëve, që lidhen në fakt edhe me kampet e ndërtuara në Shqipëri.

Gjykata e Kasacionit, me një vendim të fundit saktëson se është në tagrin e qeverisë italiane të vlerësojë si të sigurta apo jo, vendet nga ku vijnë emigrantët. Ky është një konfirmim i vendimit të marrë më 19 dhjetor 2024, i cili sqaroi rolin e gjyqtarit të zakonshëm në lidhje me përcaktimin e vendeve të sigurta të origjinës, duke nënvizuar kufirin e kompetencave të tij.

Meloni, pak ditë më parë deklaroi me vendosmëri se në janar do të rifillojnë operacionet me azilkërkuesit drejt Shëngjinit dhe Gjadrit, duke theksuar se modeli Italo-shqiptar do të funksionojë.

Në pritje të sqarimeve të mëtejshme nga Gjykata e drejtësisë në BE-, tani gjyqtarëve italianë u kërkohet të balancojnë vendimet dhe të respektojnë rregullat kombëtare me parimet evropiane, duke shmangur interpretimet që mund të bien ndesh me direktivat ndërkombëtare.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA