Kryeministri Edi Rama tha se krahasimi mes Sajmir Tahirit dhe Erion Veliajt nuk qëndron, pas pyetjes se përse nuk po e shkarkon nga grupi i PS këtë të fundit siç bëri me ish ministrin.
“Krahasim pa këmbë, janë dy faza të ndryshme, jemi në kushtet kur Veliaj është hetuar dënuar në gjykatën e politikës dhe atyre mediave që janë angazhuar për të bërë gjyqësi alternative, do të thotë që me mjete e politikës dhe komunikimit mediatik të vendosi një kolektiv i caktuar njerëzish se kur bëhet fjalë për Spak si organizatë kriminale, si prokurori, si një rast që po është kështu, për të linçuar publikisht një udhëheqës të PS nga grupi udhëheqës së PS, kryebashkiakun e Tiranës të votuar nga populli për 3 mandate, protagonistin e transformimit të qytetit me mbështetjen e PS, nuk jemi në kushtet që është shpallur ndonjë akuzë publike me gjithë argumentet përkatëse, ka fjalë thashetheme sms, një sms pa emër në kuptimin që ku është ngritur si është ngritur.
Jemi në kushtet e një amullie të ngjashme me një çorbë derrash që nuk mund të jetë arsye për të marrë qëndrime sot. Sa i përket tjetrës nuk i përgjigjet pyetjeve që burojnë nga llumi që rrjedh nga ullkuqet e sistemeve telefonike të kriminelëve, as nuk i afrohem dikush më çonte një mesazh për një analist të krimit që më paska nxjerrë një foto të një njeriu në kërkim ndërkohë që kam parë e ç’kam kuptuar ka të tjerë që janë ku e ku në raport me atë person që dalin në parlament dhe bëjnë namin dhe çojnë mesazhe se kështu e ka politika. Unë për shkak të një dobësie, iu përgjigja dy pyetjeve jo një. Mund të merrni nëpër gojë të gjithë Shqipërinë, unë nuk jam për të marrë në gojë njerëz”, tha Rama.
Rama shtoi se kryebashkiaku Erion Veliaj, është zgjedhur nga qytetarët për tre mandate radhazi dhe është protagonisti kryesor i transformimit të Tiranës, falë mbështetjes së qeverisë dhe Partisë Socialiste.
“Në kushtet kur kjo gjykatë dhe Prokurori alternative është relativizuar kaq shumë për të linçuar publikisht një udhëheqës të PS-së, Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, votuar nga populli për tre mandate rresht, protagonistin e transformimit të qytetit me mbështetjen e qeverisë dhe PS-së, atëherë këtu jemi në kushtet ku ka shumë për të menduar dhe reflektuar. Nuk jemi në kushtet që është shpallur një akuzë publike, me gjithë argumentet përkatës, por jemi në kushtet ku ka fjalë, thashetheme, mesazhe pa emër. Jemi në kushtet e një amullie shumë të ngjashme me një çorbë derrash”, tha Rama.
Top Channel