Gjykata e apelit te posaçëm konfirmoi dënimet e dhëna nga shkalla e parë ndaj 10 personave të hetuar nga SPAK që u gjeten të implikuar si grupi që trafikoi përmes thasëve me pleh kimik 485 kilogramë kokainë, raporton për Top Channel, Anila Hoxha.
Nikolin Gjolena i konsideruar si kryesori i grupit, u dënua me 11 vite e 4 muaj burg, ndaj ish kryetarit të komunës Frakull, Viktor Cervanaku gjykata dha 15 vite burgim që zbresin në dhjetë vjet dënim për shkak të gjykimit të shkurtuar.
I biri i ish-futbollist Denilson Cervanaku u dënua me 11 vite e katër muaj burg dhe familjari tjetër i tyre Zenel Cervanaku me 9 vjet e katër muaj burg.
Të gjithë të akuzuarit përfituan nga gjykimi i shkurtuar mes tyre Enxhi Ferhati që dënuar me tetë vjet burg, Klajdi Kodra me 11.4 muaj burgim Bledar Matoshi me 8 vjet burgim, Redion Meshi 9 vjet e katër muaj burg, Marildo Rona tetë vjet burgim dhe Julian Malaj 2 vjet burgim.
Ky i fundit akuzohet për moskallëzim krimi dhe u urdhëruar lirimi i tij i menjëhershëm. Kokaina ishte dërguar nga Kolumbia dhe ndoqi linjën nga Pireu në Tivar prej nga ku u transportua në Shqipëri për t’u dërguar në banesën e Cervanakut që gjendej në një fshat të Fierit.
Hetimet e kryesuara nga prokurori i SPAK Adnan Xholi zbuluan se si për të sjellë drogën, ishte krijuar një kompani e tregtimit të plehut kimik dhe ndërkohë në Frakull banesa u përshtat si laborator prej nga ku një ekspert i huaj do të ekstradonte kokainën.
Top Channel