Administrata ka vendosur që e premtja të jetë pushim për punonjësit e tyre.

Në njoftim thuhet se kjo ditë do të zëvendësohet në gjashtëmujorin e parë të 2025.

Njoftimi: 

CAKTIMIN E DITËS SË PREMTE, DATË 3.1.2025, DITË PUSHIMI

Në mbështetje të neneve 95, pika 2, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Caktimin e ditës së premte, datë 3.1.2025, ditë pushimi për punonjësit e administratës shtetërore.
  2. Dita e punës, e datës 3.1.2025, do të zëvendësohet në një nga ditët e pushimit brenda gjashtëmujorit të parë të atij viti.
  3. Ngarkohen institucionet e administratës shtetërore për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA