Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj për zbutje të masës së sigurisë, nga “arrest në burg”, në “arrest shtëpie”, ndërsa pranoi kërkesën e prokurorisë së Posaçme për shtyrjen me 3 muaj të afateve hetimore.

“Kërkuesi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 16.12.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Zgjatjen e afateve të paraburgimit për një periudhë tre mujore në lidhje me masën e sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale për personat nën hetim Ilir Beqaj dhe Ermal Kurtulaj, caktuar me vendimin Nr. 65 datë 03.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtare Rudina Palloj, bazuar në nenet 112, 238, 263 dhe 264 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 731, datë 30.12.2024, vendosi: 1. Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me Nr. 731 regjistri themeltar, datë regjistrimi 16.12.2024, me kërkues Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me objekt “Zgjatjen e afateve të paraburgimit për një periudhë tre mujore në lidhje me masën e sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale për personat nën hetim Ilir Beqaj dhe Ermal Kurtulaj, caktuar me vendimin Nr. 65 datë 03.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”.

Zgjatjen e afatit të paraburgimit, përkatësisht të kohëzgjatjes së masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, caktuar me vendimin Nr. 65 datë 03.07.2024, vazhduar me vendimin Nr. 73 datë 06.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në kuadër të procedimit penal Nr. 190 të vitit 2023, për personin nën hetim Ilir Hamid Beqaj, për një periudhë prej 3 (tre) muajsh, duke filluar ky afat nga data 04.01.2025. 3. Zgjatjen e afatit të paraburgimit përkatësisht të kohëzgjatjes së masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, caktuar me vendimin Nr. 65 datë 03.07.2024, vazhduar me vendimin Nr. 73 datë 06.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në kuadër të procedimit penal Nr. 190 të vitit 2023 , për personin nën hetim Ermal Xhemal Kurtulaj, për një periudhë prej 3 (tre) muajsh, duke filluar ky afat nga data 04.01.2025”, thuhet në njoftim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA