Në pikëkalimin kufitar të Kakavijës vazhdon fluksi i lartë i qytetarëve në hyrje për në Shqipëri. Kështu përgjatë 24 orëve të fundit janë përpunuar në total 9500  shtetas nga të cilët 6300 në hyrje dhe 3200  në dalje.

Që prej mesit të dhjetorit kur nisi edhe fluksi i mbërritjeve për festat shpesh janë shënuar radhë në hyrje për shkak të numrit të kufizuar të sporteleve në anën greke të kufirit. Sot në Kakavije mbërriti për inspektimin e situatës edhe ministri i Brendshëm  Ervin Hoxha dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda të cilët morën takime edhe me palën greke për të monitoruar situatën. Ministri Hoxha tha se më parë kishte pasur një takim me ambasadoren e Greqisë në Shqipëri për të ndarë këtë problematike dhe se sipas tij situata është përmirësuar ndjeshëm.

” Vizituam pikën e kalimit kufitar Kakavije, në një inspektim pata mundësinë të takoj edhe drejtuesit e policisë greke me të cilët ndava disa shqetësime. Javën që kaloi kam patur një bisedë me ambasadoren greke për planin e masave për të përballuar fluksin e qytetarëve shqiptarë gjatë lëvizjes në pikat e kalimit kufitar

Konstatoj që masat janë marrë në të gjithë ndarjen dhe përballimin e fluksit, bashkë me drejtuesin e policisë greke vizituam edhe qendrën e koordinimit”

Ministri Hoxha nga Kakavija ka folur gjithashtu për pagat, shpërblimet dhe orët shtesë ende të papaguara për punonjësit e policisë së shtetit.

” Ministria e Brendshme ka bërë një propozim tërheqjen e kritereve dhe përjashtimit të policisë së shtetit sa i përket një kriteri që vitet e tjera nuk ka qenë i realizuar për shkak të buxhetit. Unë besoj se të hënën Këshilli i Ministrave do të miratojë aktin dhe projekt vendimin të cilin ne kemi propozuar për dhënien e shpërblimeve”, tha Hoxha.

Ndërkaq në Kakavijë fluksi pritet të jetë i lartë deri të martën. Aktualisht të dy palët po punojnë me nga 5 sportele për të dy krahët e lëvizjes dje koha maksimale e pritjes në radhë ka qenë rreth 30 minuta. Që prej mesit të dhjetorit kanë hyrë në Shqipëri nga Kakavija më shumë se 80 mijë shtetas.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA