Qindra besimtarë në Kishën e Shën Gjergjit në Fier, mesazhe shprese dhe paqeje nga Imzot Nikolla Hysi Ka reaguar për herë të parë SPAK pas marrjes në pyetje të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Përmes zyrës së shtypit prokuroria e posaçme ka treguar se ka nisur hetimet dhe regjistruar procedim penal për katër vepra penale që janë edhe korrupsioni aktiv dhe pasiv i funksionarëve të lartë, pastrimi i parave dhe fshehja e pasurisë.
Përshkrimi i veprimeve hetimore nga ana e SPAK vjen pak orë mbasi kryebashkiaku në mbledhjen e Këshillit bashkiak tha se ishte denoncuar nga një qytetar anonim i quajtur Nesti Angoni, i cili shtoi se Veliaj është një personazh që nuk ekziston.
SPAK shpjegon se informacioni për referimin e veprave penale ka marrë shkas nga kallëzimi i këtij shtetasi të vet-identifikuar, por hetuesit e BKH pas verifikimit të të dhënave dhe administrimit të provave dokumentare, kanë referuar të dhënat mbi bazën e të cilave është regjistruar procedimi penal i mësipërm.
Kjo gjë siç shpjegon SPAK zyrtarisht ka ndodhur në datën tetë dhjetor.
“Deri në këtë fazë të hetimit paraprak nga provat e grumbulluara është arritur në konkluzionin se ekzistojnë të dhëna konkrete të cilat lidhen jo vetëm me vetëm me veprën e korrupsionit, por edhe të korrupsionit aktiv”, shton SPAK, duke mos lënë pa numëruar edhe dy veprat e tjera të pastrimit të parave dhe deklarimit të rremë ose fshehjes.
Këto vepra, thekson SPAK, janë pasqyruar në regjistrin e njoftimeve të veprave penale, thotë Prokuroria e Posaçme duke lënë të kuptohet se ende nuk ka shënuar emra konkretë të dyshuarish.
Top Channel