Gjykata e Posaçme e shkallës së parë pranoi kërkesën e SPAK për dërgimin e dosjes “Metamorfoza 2” për proces gjyqësor në themel ndaj 8 anëtarëve të një grupi kriminal, mes të cilëve edhe ish-kryepolici Erzen Breçani dhe ish-komisari i Kombinatit në KOmisariatin nr. 6, Dedan Gjoni.

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha raporton se të përfshirë janë edhe shtetasit Ismail Zeneli, Bujar Ajeti,Adrian Cenaj (Dedja), Dedan Gjoni, Besmir Murtati, Albert Prenga dhe Jonida Babameto.

Njoftimi:

1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 06.08.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin në gjyq të çështjes penale me nr. 78/2023, në ngarkim të të pandehurve Ismail Zeneli, Bujar Ajeti,
Adrian Cenaj (Dedja), Dedan Gjoni, Besmir Murtati, Albert Prenga, Jonida Babameto dhe Erzen Breçani”.

2. Në seancën e datës 27.12.2024 (seanca paraprake), Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtare Irena Gjoka, pasi shqyrtoi pretendimet e palëve, me vendimin Nr. 109, datë 27.12.2024,
vendosi:

I. Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për dërgimin në gjyq, të çështjes penale që i përket procedimit penal me Nr. 78, viti 2023, në ngarkim të pandehurve:

1. Ismail ZENELI, hetuar me masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, e parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale. AKUZUAR: Për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në formën e veçantë bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara përkatësisht nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/1 dhe 334/1 (dy herë);“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuarapërkatësisht nga nenet 80, 28/4, 333/a/1 dhe 334 të Kodit Penal.

3. Adrian CENAJ (DEDJA), hetuar me masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.
AKUZUAR: Për kryerjen e veprave penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave nga penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” të parashikuara përkatësisht nga nenet 80, 28/4, 333/a/2 e 334/1 të Kodit Penal.

4. Dedan GJONI, hetuar me masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.
AKUZUAR: Për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave nga penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara përkatësisht nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal; “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” në dëm të shtetasve A.N dhe E.N, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal “Grup i
strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave nga penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” të parashikuara përkatësisht nga nenet 80, 28/4, 333/a/2 e 334/1 të Kodit Penal; “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

5. Besmir MURTATI, hetuar me masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.
AKUZUAR: Për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara përkatësisht nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.

6. Albert PRENGA, hetuar me masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, e parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.
AKUZUAR: Për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara përkatësisht nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/1 dhe 334/1 të Kodit Penal.

7. Jonida BABAMETO, hetuar me masën e sigurimit personal “Detyrimi për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale.

8. Erzen BREÇANI, hetuar me masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, (nga data 20.11.2023 deri në datën 16.06.2024) dhe aktualisht me masën e sigurimit “arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale.

AKUZUAR: Për kryerjen e veprave penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287/1/b/2 i Kodit Penal; “Përkrahja e autorit të krimit”, parashikuar nga neni
302/2 i Kodit Penal.

II. Dërgimin e çështjes për gjykim pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për
Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me tjetër trup gjykues.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA