Ekskluzive/ 54-vjeçari tenton të djegë familjen në Kamëz, gruaja dhe fëmijët tregojnë tmerrin: Jemi dhunuar vazhdimisht, nuk e di si shpëtuam

27/12/2024 20:51

Ky është momenti kur Bashkim Domi 54-vjeç, me benzinën e fshehur nën xhaketë futet në banesën e tij në Bathore dhe i vë flakën mesditën e 25 dhjetorit.

Nën efektin e alkoolit, 54-vjeçari ka kërcënuar se do të digjte me benzinë fëmijët bashkë me bashkëshorten të cilët ndodheshin Brenda banesës në momentin që ai i vuri flakën.

Top Channel ka siguruar edhe pamjet kur njëra nga vajzat është prekur nga flakët.

Një pjesë e banesës dhe mobiliet janë djegur nga flakët.

Bashkëshortja e tij, tregon tmerrin që ka përjetuar bashkë me fëmijët.

“Unë nuk e dija që kishte benzinë, e kishte future në xhup. E spërkati shtëpinë me benzinë, i thirra fëmijëve të dilnin jashtë. Kur doli jashtë ia hodhi vajzës benzinën te këmbët. Unë dhe djali nuk e di si kemi e kemi ndaluar”-tregon ajo.

Gruaja e tij, e cila është pajisur me urdhër mbrojtje nga gjykata, tregon se ajo prej vitesh ka vuajtur nga dhuna që ushtronte bashkëshorti mbi të dhe fëmijët.

“Gjithmonë ka qenë i dhunshëm qëkur jam martuar. Psikologjikisht dhe fizikisht, në 2017 më ka djegur me tenxheren e fasuleve. E kam denoncuar se më ka lënë për vdekje”.

54 vjeçari është arrestuar pas ngjarjes, ndërsa hetimet po vijojnë nën drejtimin e prokurorisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA