“Një nga anëtarët e ekuipazhit u plagos”/ Momente frike dhe paniku për kreun e OBSH-së, ndodhej në aeroport gjatë sulmeve izraelite në Jemen

26/12/2024 17:29

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka përjetuar momente frike dhe paniku pasi ndodhej në aeroportin e Sanaa, Jemen në momentin e sulmit.

“Ndërsa ishim gati të hipnim në avion, (ngjarje e ndodhur rreth dy orë më parë), aeroporti u bombardua. Një nga anëtarët e ekuipazhit të avionit tonë u plagos. Të paktën dy persona u raportuan të vrarë në aeroport. Kulla e kontrollit të trafikut ajror, salloni i nisjes – vetëm pak metra nga vendi ku ishim – dhe pista u dëmtuan.”, tha Ghebreyesus.

Për pasojë 3 persona kanë humbur jetën ndërsa 11 të tjerë kanë mbetur të plagosur nga sulmet izraelite në Jemen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA