Lushnja merr më shumë para/ Rritet me 4 milionë euro buxheti, PD: Po bëhet për zgjedhjet

26/12/2024 15:50

1.9 miliardë leke ka qenë buxheti i vitit 2024 i miratuar sot në mbledhjen e fundit të vitit të këshillit bashkiak në Lushnjë.

Me një rritje prej rreth 4 milionë euro krahasuar me buxhetin e vitit të shkuar, 24 këshilltarë të majtë votuan projektbuxhetin ndërsa 6 nga këshilltarët e djathtë votuan kundër.

Gjatë mbledhjes pati kundërshti nga ana e këshilltarëve jo vetëm të opozitës por edhe të mazhorancës për investime të cilat kanë pritshmëri nga komuniteti.

 Kryetarja e bashkisë zonja Eriselda Sefa e cilësoi buxhetin mjaft transparent.

Kryetari i opozitës në këshillin bashkiak, Klement Çela e ka argumentuar kështu votën kundër të opozitës

 Fryrja e administratës si dhe transferta e 180 milionë lekëve nga 2024 në 2025 për opozitarët fakton përgatitjet për zgjedhjet e majit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA