Ambasadori i Shqipërisë në Zvicër, Mustafa Nano ka dhënë dorëheqjen nga posti i marrë një vit e gjysmë më parë.
Lajmin e ka konfirmuar vetë diplomati shqiptar për gazeten zvicerane LeCanton27.ch.
Në reagimin e tij, ai ka falenderuar komunitetin shqiptar në Zvicër ndërsa është shprehur se arsyeja e dorëheqjes ishte personale.
Aktualisht Zvicra është pa ambasador shqiptar dhe ende nuk dihet se kush do ta zëvendësojë Nanon.
Gazeta zvicerane shkruan se Mustafa Nano kishte bërë një punë te mirë në unifikimin e komunitetit shqiptar atje, numri i të cilëve është mbi 300.000, pjesa më e madhe nga Kosova, ndërsa vetëm 3000 janë nga Shqipëria.
“Ai me misionine tij edhe pse të shkurtër, për një viti ia arriti të bashkojë shqiptarët në Zvicër pavaresisht nga krahinat në Ballkan por edhe nga bindjet e tyre politike. Ai luajti një rol të madh sidomos edhe në afrimin e disa shoqatave të Luginës së Presheves dhe ato te shkollave shqipe në Zvicër të cilët kishin disa mosmarrëveshje organizative”, shkruan gazeta zvicerane.
Nano u emërua në këtë post në korrik të vitit të kaluar, ku asokohe zëvëndësoi Ilir Gjonin, i cili ishte emëruar nga ish-presidenti Bujar Nishani në vitin 2023. Në muajin Nëntor të vitit të kaluar, ambasadori Mustafa Nano paraqiti Letrat Kredenciale tek Presidenti i Konfederatës së Zvicrës, Alain Berset.
Top Channel