Presidenti gjerman, urimi i Krishtlindjeve: Jo urrejtjes, e jo dhunës!

25/12/2024 12:50

Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier e ktheu urimin e tij të Krishtlindjeve në një mesazh kundër dhunës, teksa u ndal te tragjedia në Magdeburg, duke treguar pasojat afatgjata të saj.

“Mendimet dhe ndjenjat tona më të thella janë sot me familjarët dhe miqtë e atyre që autori i sulmit i vrau në mënyrë kaq mizore. Ne mund të përfytyrojmë vetëm pjesërisht atë që po kalojnë ata, çfarë dhimbjesh po përjetojnë. Asgjë në jetën e tyre nuk është më si më parë. Planet, dëshirat, shpresat, lumturia e tyre – janë shkatërruar”.

Duke shprehur solidaritet me ata që kanë vuajtur, Steinmeier tha: “Mendimet tona janë sot edhe me të lënduarit dhe ata që janë lënduar rëndë. Nga zemra uroj për të gjithë një shërim sa më të shpejtë.”

Ai shfrytëzoi këtë moment për të falënderuar të gjithë ata që kanë ndihmuar në krizë: “Dua të falënderoj gjithashtu të gjithë ata që në mbrëmjen e sulmit dhe në ditët pasuese dhanë ndihmë dhe ngushëllim në vendngjarje, dhe që po e bëjnë këtë edhe gjatë ditëve të Krishtlindjeve.

Faleminderit juve, policëve, zjarrfikësve, mjekëve dhe infermierëve, këshilltarëve shpirtërorë dhe të gjithëve që kontribuuan. Ju falënderoj në emër të të gjithë vendit tonë!”. Steinmeier reflektoi mbi sfidat globale teksa bëri thirrje për unitet duke nënvizuar se “Urrejtja dhe dhuna nuk duhet të kenë fjalën e fundit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA