Sektori i Qarkullimit Rrugor arrestoi në flagrancë shtetasit:
B.V, 53 vjeç, B.Sh,36 vjeç dhe S.G, 37 vjeçe, pasi u konstatuan duke drejtuar automjetet në gjendje të dehur;
A.Xh, 37 vjeç, pasi dyshohet se duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, është përfshirë në një përplasje vetëm me dëme materiale;
P.H, 45 vjeç, pasi dyshohet se duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, është përfshirë në një përplasje me dëme materiale dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit;
K.L, 20 vjeç, pasi duke drejtuar automjetin është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin A.C, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;
E.A, 49 vjeç, pasi me datë 23.12.2024, në aksin Vorë-Rinas, është përplasur me mjetin me drejtues Q.H, 45 vjeç, dhe për pasojë ka humbur jetën në spital.
Top Channel