Besimtarët mblidhen në Katedralen e Shën Nikollës për meshën e Krishtlindjes

25/12/2024 10:05

Mbrëmjen e Vigjiljes së Krishtlindjes, besimtarë të shumtë u drejtuan drejt Katedrales së Shën Nikollës në Lezhë për të marrë pjesë në Meshën e Shenjtë, e cila u celebrua nga Padër Otavio Vitale.

Në atmosferën e ngrohtë dhe të përshpirtshme të kësaj nate të shenjtë, Ipeshkvi i Lezhës përcolli një mesazh të fuqishëm për solidaritet dhe humanizëm.

Ai bëri thirrje për t’u qëndruar pranë të varfërve, për t’i ndihmuar ata dhe për t’u dhënë shpresë në momentet më të vështira.

Po ashtu në mesazhin e tij, Ipeshkvi u ndal edhe te roli i politikanëve shqiptarë, duke i ftuar ata të jenë më pranë qytetarëve dhe të angazhohen në përmirësimin e jetës së të varfërve. “Krishtlindja është një thirrje për reflektim dhe veprim, për të ndërtuar një shoqëri më të drejtë dhe më humane,” u shpreh ai.

Mesha e Krishtlindjes, një nga momentet më të rëndësishme për besimtarët katolikë, përforcoi vlerat e dashurisë, paqes dhe bashkimit në prag të festave të fundvitit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA