Krishtlindjet janë festuar nga besimtarët katolikë dhe ortodoks në Lushnjë.

Në kishat e “Shën Gjergjit ” dhe ” Pjetri e Pali” besimtarët ndoqën meshat përkatëse në vigjilje të festës, ndërsa sot janë bërë vizita në objektet fetare.

Dom Paulin Zefi, prift i kishës katolike dha mesazhin se krishtlindja është gëzim e shprese që na mëson se ‘ajo që zoti bëri për ne, ia ka vlejtur’.

Qindra besimtarë ishin për këtë festë edhe në kishën ortodokse. Kryetarja e bashkisë Eriselda Sefa dhe deputetja e Lushnjes Lindita Buxheli, uruan për solidaritet për njerëzit në nevoë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA