Edhe nëse je i dënuar në mungesë në Shqipëri për vetëm 30 gram kanabis, nuk mund t’i shpëtosh ekstradimit.
Kjo i ka ndodhur Redjon Jahos, i cili është arrestuar në Angli si një person i kërkuar prej drejtësisë shqiptare.
Sipas dokumenteve të para nga Top Channel të gjykatës së ekstradimeve, 31-vjeçari Jaho, ka llogari të hapura me drejtësinë pasi në 12 janar 2021 në territorin shqiptarë kishte me vete 30 gram kanabis.
Për momentin, nuk dihet si Redjon Jaho kishte mbërritur në Angli dhe e dinte se ishte person në kërkim me kartelë të kuqe nga Interpoli.
Ai do të qëndrojë si i paraburgosur deri në përfundim të shqyrtimit të kërkesës së Shqipërisë për ta ekstraduar.
Gjatë vitit që po lëmë pas, në shtetin ishull me qëllim ekstradimi, janë arrestuar 13 shtetas shqiptarë për vepra të ndryshme penale.
Top Channel