“Të ketë zgjedhje të lira dhe të barabarta”, Salianji reagon nga burgu për protestën e opozitës: Shqipëria s’është pronë e bandave kriminale

23/12/2024 21:01

Ish-deputeti, Ervin Salianji ka reaguar pas protestës së organizuar nga opozita këtë të hënë.

“Reagim nga qelia nr.6/ Edi Rama ka bllokuar jo vetëm rrugët e Tiranës sot, por ka bllokuar rrugën e Shqipërisë së zhvilluar dhe demokratike.
Shkalla e kontrollit dhe diktatit që ushtron mbi çdo institucion, mbi publiken dhe privaten shkon në nivelin e autokratucëve që janë nen efektin permanent të paranojës dhe frikës për humbjen pushtetit privilegjeve dhe imunitetit para drejtësisë.
Me sundimin e tij Edi Rama ka asgjesuar zgjedhjet e lira, institucionet e pavarura çka ka sjellë rrënim të shtetit të së drejtës të lirive dhe garancive, të gjitha të replikuara nga çizmja me humor të luhatur e një individi. Vullneti i tij ka zëvëndësuar ligjin dhe ka prodhuar padrejtësi, pabarazi dhe ka larguar mijëra qytetarë.
Qeveria kujdestare është themeli për të krijuar kushtet për zgjedhje të lira, të barabarta dhe të ndershme e më pas për të ndërtuar institucionet e pavarura e për tē rikthyer normalitetin demokratik. Shqipëria nuk është pronë dhe as çiflig i bandave kriminale, as skotës qeveritare, ato dhe padroni i tyre janë fatkeqësia e Shqipërisë!”, ka shkruar Salianji.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA