Moti i keq, shkaktohen vonesa në portin e Durrësit, si paraqitet situata
23/12/2024 10:20
Moti i keq ka shkaktuar vonesa në mbërritjen e trageteve nga porti italian i Barit në Durrës.
Gazetarja e Top Channel Vali Qyrfyçi bën me dije dy tragetet e linjës kanë mbërritur me vonesë në portin e Durrësit paraditen e kësaj të hëne, ndërsa anijet e tonazhit të ulët kanë pezulluar lundrimet që natën e kaluar.
Sipas Kapitenerisë së Portit Detar, era fryn nga juglindja dhe dallgëzimi në det të hapur arrin në 7 ballë, duke krijuar vështirësi në lundrim.
Kjo situatë ka ndikuar edhe në sektorin e peshkimit, i cili është detyruar të pezullojë përkohësisht aktivitetin.
Ndërkohë, pritet që nesër kushtet atmosferike në gjirin e Durrësit të përmirësohen.
Top Channel