Presidenti i sapo zgjedhur Donald Trump njoftoi të dielën një listë zgjedhjesh për administratën e tij të ardhshme, më pak se një muaj derisa ai të rimarrë Shtëpinë e Bardhë.
Trump caktoi biznesmeni Scott Kupor do të drejtojë Zyrën e Menaxhimit të Personelit, agjencia federale që mbikëqyr shërbimin civil të qeverisë. Kupor është një partner menaxhues në firmën e investimeve të teknologjisë Andreesen Horowitz.
Një tjetër emërim i Trump është Bo Hines si drejtor ekzekutiv të këshillit të tij për kripto, i cili do punojë së bashku me investitorin e teknologjisë David Sacks, të cilin Trump e zgjodhi si “car” të tij të Shtëpisë së Bardhë për mbikëqyrjen e politikave të inteligjencës artificiale dhe kriptomonedhës.
Trump njoftoi gjithashtu disa zgjedhje për role brenda Departamentit të Mbrojtjes, duke përfshirë ish-ekzekutivin e Uber Emil Michael si nënsekretar i mbrojtjes për studime kërkimore dhe inxhinierinë si dhe biznesmenin Stephen Feinberg si zëvendës sekretar të mbrojtjes.
Sakaq, Elbridge Colby, i cili ishte një nga autorët e “Project 2025”, është zgjedhja e Trump si nënsekretar të mbrojtjes për politikat që do ndiqen gjatë mandatit të tij.
Top Channel