Gjekmarkaj flet për Top Channel: Më shtynë disa policë dhe humba ndjenjat, po shkoj drejt spitalit të Traumës

23/12/2024 19:28

Deputeti i PD Agron Gjekmarkaj ka humbur ndjenjat gjatë protestës.

“Më shtynë policët dhe u rrëzova pa ndenja. Kam aritmi, nuk jam në gjendje të mirë shëndetësore, po shkoj drejt spitalit ushtarak”, u shpreh për Top Channel Gjekmarkaj.

Për ngjarjen reagoi edhe kreu i PD, Sali Berisha, i cili tha se deputeti u shty nga policët me uniformë.

“Edi Rama është përgjegjës për dhunën fizike ndaj nënkryetarit të Parlamentit, për Agron Gjekmarkajn dhe i shpreh atij solidaritet. Edi Rama është një hakmarrës i verbër, i cili nuk ndalet para asnjë krimi. Opozita do e tregojë veten siç e meriton, dënoj këtë akt të shëmtuar, këtë krim”, tha Berisha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA