Sali Berisha ka vizituar Agron Gjekmarkajn në Spitalin e Traumës.
Nënkryetari i Parlamentit u rrëzua pa ndjenja gjatë mosbindjes civile të opozitës këtë të hënë, me liderin e PD-së që akuzon policinë se e ka shtyrë.
Pas kësaj, ai zgjodhi që ta vizitonte në Spitalin e Traumës, aty ku dhe Gjekmarkaj u dërgua me urgjencë.
Deputeti i PD: Më shtynë në kraharor dhe mbeta pa frymë.
Pjesë nga biseda Berisha-Gjekmarkaj:
Gjekmarkaj: E mbaj mend kur u rrëzova. E mbaj mend shumë mirë.
Berisha: A mund t’i identifikojmë emrat?
Gjekmarkaj: Edhe iu drejtova që jam nënkryetari i Parlamentit, jam profesor në universitete. Më përbuzën, më shtynë sikur të isha leckë. Më ushtruan presion në gjoks dhe mbeta pa frymë.
Pas kontrollit te Trauma, Gjekmarkaj më pas, me urdhër të mjekëve u nis drejt QSUT-së për ndihmë më të specializuar.
Top Channel