Pas bllokimit të qarkullimit te “Sheshi Wilson”, polica ka tentuar që të shpërndajë protestuesit.
Gazetarja e Top Channel që po ndjek nga afër protestës, Doris Sallaku, bën me dije se mes deputetit Luan Baçit dhe efektivëve ka pasur një moment tensioni dhe shtyrje fizike. Po ashtu përplasja ka ndodhur edhe me deputeten Erisa Xhixho.
Sakaq, protestuesit nuk i janë përgjigjur policisë për t’u shpërndarë dhe për të liruar qarkullimin.
Xhixho: Ta kenë të qartë të gjithë, mos të japin urdhra politikë për të dhunuar gratë, s’mund të dhunohet, se ky mesazh jepet që çdo qytetar mund të dhunohet kur ushtron të drejtën e protestës.
Bardhi: Të garantojë të drejtën, as nipi i Enver Hoxhës s’mundet, po tentohen të dhunohen qytetarët duke shkelur të drejtën e qytetarëve. Nuk ka të shoqëruar këtu ku jemi. Ata dhunojnë punonjësit e medias.
Top Channel