Bllokim i 5 akseve kryesore në Tiranë, përplasje me policinë dhe shoqërime/ Ç’ndodhi në tre orë protestë të opozitës

23/12/2024 20:09

Pesë akset kryesore të Tiranës u bllokuan për rreth tre orë, pas tubimit të organizuar nga opozita.

Kjo shkaktoi irritim nga qytetarët të cilët po udhëtonin në këto akse. Policia tentoi disa herë të lironte rrugët, por pa sukses.

Sheshin Wilson, Pallatin me Shigjeta, Rruga e Elbasanit, Zogu i Zi dhe Bashkia ishin të bllokuara nga protestuesit.

Tensionet dhe përplasjet më të mëdha ishin në sheshin Wilson dhe Pallatin me Shigjeta.

Gjatë përplasjes me policinë, deputeti Agron Gjekmarkaj ra në tokë pa ndjenja, ndërsa akuzon blutë se e shtynë ata.

Ai aktualisht ndodhet tek Trauma, ku po merr ndihmën e duhur mjekësore.

Edhe deputetët Erisa Xhixho dhe Flamur Noka u përplasën me policinë gjatë tubimit.

Ndryshe nga protestat e tjera, nuk pati hedhje të gazit lotsjellës apo boteve me ujë, në tubimin e kësaj të hëne.

Deri më tani ka disa protestues të shoqëruar, të cilët u përfshinë në përplasje gjatë tubimit.

Kreu i PD, Sali Berisha, i cili e nisi protestën nga Rruga e Elbasanit dhe marshoi drejt akseve të tjera ku ndodheshin protestues tha se mosbindja civile vijon, ndërsa qytetarët duhet të bëhen gati për protestën e ardhshme.

FOTO GALERI
6/58

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA