Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Vorë-Rinas.

Policia bën me dije se rreth orës 18:50, mjeti tip “Fiat” me drejtues shtetasin Q.H., 45 vjeç, është përplasur me mjetin tip “Audi” me drejtues shtetasin E.A.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit “Fiat”, shtetasi Q.H., pasi u transportua në spital për ndihmë mjekësore, ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA